Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne Vlore.
Një punonjës policie ka mbetur i plagosur teksa ndodhej në krye të detyrës.
Raportohet për ‘BalkanWeb’ se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur policin, teksa ky i fundit kishte ndalur një mjet që lëvizte pa targa.
Mësohet se polici është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.