36 vjeçarja rrëfen historinë e pazakontë: Koronavirusi më shpëtoi jetën, përndryshe do të kisha vdekur

0
107

Angela Schlegel u shtrua në spital për 11 ditë pasi u infektua me virusin korona, dhe ndërkohë që merrte trajtim mjekësor, mjekët zbuluan se ajo kishte një problem serioz në zemër. Problemi i saj në zemër u zbulua ndërsa gruaja ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv.

36-vjeçarja tregon:

“Më thanë se zemra ime nuk funksiononte ashtu siç duhet. Virusi korona më shpëtoi jetën në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër për pak sa nuk më vrau.”

Problemi që ka Schlegel në zemër mund të dëmtojë disa sisteme organesh në trup duke përfshirë edhe disa pjesë të zemrës mushkërive dhe sistemit nervor. Angela tregoi se ka shkuar shpesh në spital për probleme me astmën për dy vite, por nuk kishte asnjë lloj ideje se problemin e kishte pasur në zemër.

“Nëse problemi në zemër nuk do të ishte zbuluar, unë thjesht mund të kisha vdekur”, shton ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here