“Qëllimi i Ramës të kryeministrojë deri në vitin 2025”.
Keshtu eshte shprehur gazetari dhe drejtuesi i emisionit “360 gradë”, Artur Zheji në studion e lajmeve në RTV Ora, me Beti Njumën.
Artur Zheji: Ai ka një mision, misioni i tij është të paktën të kryeministrojë deri në vitin 2025. Pra ai e kupton që ky vend e merr lumi nëse ai nuk është kryeministër, ky vend del nga rruga e zotit dhe nuk bëhet me një vend normal nëse nuk është ai kryeministër. Për këtë ai ka bërë çështë e mundur ti ngjajë Ismail Qemalit. Pra nëse Ismail Qemali na solli pavarësinë e Shqipërisë në 1912, ai do na sjellë një hob të ri të të qenit shqiptar. Ky është mision i Edi Ramës. Mendoj se nuk ka gjë tjetër në skenën politike shqiptare, përveçse atij.
Sa i takon opozitës, Zheji tha se vazhdon të humbasë.
Artur Zheji: Opozita vazhdon të humbasë me sukses. Humbi duke bashkëpunuar me qeverinë në 2017. Unë e kam quajtur qepallimi Rama-Basha, qepallimi Rama-Basha vazhdon jehonën dhe efektin e saj shkatërrimtar, për arsye se u dogjën mandatet e deputetëve. Pastaj u dha një dorëheqje me vullnet të plotë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pastaj në momentin kur duhet të bënin protestën përfundimtare, atëherë i ranë ca telefona dhe u futën në shtëpi. I dhanë mundësinë Ramës që të fitojë afrove.