‘Barku i diktaturës në Shqipëri po pjell një diktator tjetër’/ Kastriot Çipi: Ja pse vendosëm shtyrjen e tubimit…

0
166

Aktivisti Kastriot Çipi i ftuar në studion e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News komentoi mbi protestën e palnifikuar më 7 Maj e cila është shtyrë për datën 9 po të këtij muaj.

Ai tha se tubimi do të ndryshojë emër duke u quajtur përkujtimore ndërsa vjen në kuadër të ditës së Europës që u ngrit kundër nazizmit, ndërsa pohoi se në Shqipëri barku i diktaturës po pjell një diktator të ri.

Aktivisti tregoi edhe ngërçin që iu ka krijuar Policia e kryeqytetit organizatorëve me pretekstet e nxjerra që kanë çuar në shtyrjen e tubimit.

“Ne kemi bërë 3 ditë përpara afatit për tubimin kërkesën për leje. Policia ka bërë një përpjekje për të na shtyrë tej afatit për të shmangur atë përgjigje që na dha më vonë. Më datë 5 morëm njoftimin se Policia ka refuzuar kërkesën. Tubimi është sanksionuar në nenin 47 të Kushtetutës dhe nuk mund të negociohet. Ligji e ngarkon Policinë për mbarëvajtjen e protestës jo për mos-lejimin e saj. Policia thotë se ‘vendosa të mos e jap lejen’, duke na cituar një vendim qeverie të Marsit për shkak të masave me pandeminë. Është e vetmja gjë që ka përshkruar saktë në atë letër. Por si ka mundësi që me një vendim qeverie të suprimohet Kushtetuta.

Na shantazhonte që do penalizoheni me gjoba dhe nga 3 muaj deri në 2 vjet burg. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Administrative ku të ankohemi. Jemi në situatën ku diktatori jep një urdhër gojor dhe askush nuk e shekel më.

Tubimi do të bëhet por do të ndërrojë emër, nuk do të quhet tubim por përkujtimore për Ditën e Europës, për këtë nuk kërkojmë leje tek Rebani Jaupi, thjesht e bëjmë. Ne më datë 9 Maj do të bëjmë një përkujtimore, nuk do të protestojmë, dhe s’ka pse marrim leje. Do të mblidhemi më datë 9 Maj për të kujtuar rezistencën e gjithë popujve të Europës dhe fitoren e tyre kundër diktaturës naziste, dhe të kundërshtojmë fort lindjen sërish të diktaturës. Barku i diktaturës në Shqipëri po pjell një diktator tjetër”, tha Çipi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here