Berisha mbështet kërkesat nga udhëheqësit e komuniteteve fetare: Hapni sa më parë tempujt e Zotit duke respektuar rregullat bazë

0
142

Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje postimi ne Facebook shpreh mbështejen e kërkesës se krerëve fetarë në vend për hapjen e institucioneve fetare dhe rifillimin e shërbesave.

Berisha iu bën thirrje udhëheqësve fetarë që me guxim por duke respektuar rregullat bazë kundër COVID-19 të hapin sa më parë temputj e Zotit dhe të udhëheqin shërbesat fetare.

POSTIMI I BERISHËS

Mesazh drejtuar udhëheqësve të komuniteteve fetare!
Të nderuar hirësi dhe shkëlqesi,
Së pari më lejoni t’ju shpreh konsideratën më të lartë dhe nderimin tim më të thellë ju dhe besimtarëve tuaj për qëndrimet tuaja vërtet frymëzuese në kapërcimin e pasojave të pandemisë Covid 19.
Unë nga lajmet mësova për komunikimin tuaj të sotëm me Sulltan Salep Surrelin dhe kërkesat tuaja të drejta për të hequr menjëherë bllokimin nga pozita të mirëfillta ateisto-hoxhiste, për një kohë kaq të gjatë, të shërbesave tuaja dhe besimtarëve tuaj ndaj të Gjithëfuqishmit në institucionet e kultit që ju udhëhiqni.
Duke dënuar qëndrimin e Xhahilit të Surrelit, që ne skizën e tij psikike arrin deri aty sa t’ju paraqitet besimtarëve tuaj si mbiZoti i tyre, duke fyer rëndë kështu çdo besim dhe besimtar, madje vet Zotin e Madh, Jezusin Mbret, Muhametin Profet dhe Imam Aliun, ju bëj thirrje me guxim por duke respektuar rregullat bazë kundër kontagiozitetit, të hapni sa më parë tempujt e Zotit dhe të udhëhiqni shërbesat fetare aq të domosdoshme për paqëtimin dhe mirësimin e shpirtrave të besimtarëve shqiptarë, qetësimin e tyre nga tmerret dhe horrori që mbolli dy muaj me radhë një bastard i antikrishtit të shqiptarëve.
Duke shprehur edhe një herë konsideratën time më të lartë për ju dhe besimtarët tuaj, me respekt të veçante, Sal Berisha!

Berisha Fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here