Europa- masa për shpëtimin e ekonomisë, Rama- marifete për forcimin e pushtetit personal…

0
114
 Nga Kastriot Islami

Rama nga njëra anë mburret në mënyrë të turpshme se është “best” (më i miri) dhe më i suksesshmi në Europë për menaxhimin e pandemisë, kurse nga ana tjetër duke manipuluar statistikat, tenton të rrisë me marifete shifrën e të infektuarëve dhe tenton t’i mbajë shqiptarët të ngujuar në gjendjen e emergjencës që e ka shtyrë pa asnjë bazë shkencore deri në fund të qershorit…

Ky është një shembull tjetër i menaxhimit karakterial e diletant me xheste e ulurima nga bunkeri i Surrelit, në mëngjes me sharje e ofendime dhe në darkë, kur bie efekti i eksitantëve, kërkon ndjesë për marrëzitë e sharjet e mëngjesit.

Një menaxhim amatoresk me një komitet fantosh me “ekspertë”, që askush nuk njeh asnjë anëtar! Pa strategji, pa plan, pa kalendar, pa testime, menaxhim i bazuar në mashtrime e gënjeshtra “statistikore”, të fabrikuara në “bunkerin” e Surrelit, dhe të shpërndara përmes Skype nga kllouni i Surrelit! Vetëm si dështak është “best of” i Europës…!

1. Në Europë, prioritet shmagia e krizës ekonomike

Ndërkohë që lidershipi europian me shqetësimin e kapërcimit të pasojave të krizës sanitare, më konkretisht me synimin për të zbutur pasojat e krizën eventuale ekonomike e shmangur katastrofën sociale është angazhuar seriozisht e profesionalisht për të çliruar ekonominë nga masat izoluese detyruese nga kriza sanitare sepse pasojat e krizës ekonomike mund të jenë më afatgjata e më dramatike sesa ato të krizës sanitare…

Lidershipi i përgjegjeshëm e serioz europian në realitet ka qenë i shqetësuar gjatë gjithë kohës për menaxhimin e barazpeshuar të dy krizave, sanitare e ekonomike, duke i dhënë proritet në fazën e parë krizës sanitare, por duke menduar gjatë të gjithë kohës për rikthimin e vendit në normalitet ekonomik… në momentin sa më ta parë që epidemia do të fillonte të zbutej…

Kjo është arsyeja përse lidershipi serioz e i përgjegjshëm europian, i këshilluar nga ekspertët e shkencëtarët e aftë e me integritet, e në bashkëpunim me qytetarët, sapo epidemia COVID-19 e kaloi pikun e përhapjes së virusit dhe qendrat shëndetësore e kaluan rrezikun e kolapsit, filluan hartimin/diskutimin e planeve e të kalendarëve për çlirimin progresiv të ekonomisë nga “karantina” e fazës së parë, duke mos hequr vëmendjen e angazhimin nga synimi madhor i ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

2. Rama, prioritet ruajtja e forcimi i pushtetit personal…

Kurse Rama gjatë të gjithë kohës ka menduar e mendon vetëm për forcuar pushtetin personal, dhe për të ushqyer babëzinë e tij për pasurimin ekstrem; edhe gjatë e pas kësaj pandemie duke forcuar lidhjet me bandën e oligarkëve e të manjatëve të medias… Gjatë krizës sanitare, duke keqpërdorur epideminë në dhunim të të drejtave themelore… Dhe duke vazhduar herë të mashtrojë se vendi e ka kaluar fazën e pikut të epidemisë vetëm për meritë të tij dhe herë duke manipuluar me statistikat se virusi u rikthye për t’i mbajtur qytetarët të izoluar. Në fazën e parë, Rama u përpoq t’i “burgoste” shqiptarët sa më gjatë duke iu dhënë urdhra absurdë nga “bunkeri i Surrelit” me synimin për të krijuar përmes manipulimit të statistikave mendimin se ai është shpëtimtari i vetëm i jetës së tyre.

Duke shpërfillur mendimin profesional e të gjithë institucionet dhe pa asnjë bashkëpunim me publikun, tentoi të shfaqej edhe epidemiologu, edhe anestezisti, edhe funeralisti, edhe polici, edhe gardiani i burgut… për t’ju thënë shqiptarëve se “jeta juaj është vetëm në dorën time…”. Pasi dështoi me këtë qasje për të bindur shqiptarët se është shpëtimtari i vetëm i tyre, filloi mashtrimet duke u mburrur me shifrat e epidemisë që i kishte manipuluar po vetë, deri në atë masë sa të deklaronte se ishte më “i miri” në Europë, pra që ia kishte kaluar për menaxhimin e kësaj krize të gjithë vendeve europiane, përfshi edhe Gjermaninë?! E gjithë kjo sjellje e vjetër në kushtet e reja të pandemisë kishte vetëm një synim, ruajtjen e forcimin e pushtetit të tij personal, përmes varfërimit, nënshtrimit e frikës së qytetarëve.

3. Disa nga masat lehtësuese në Europë

Lehtësimi progesiv i masave shtrënguese, u krye më shumë kujdes nga lidershipi serioz europian pas një konsultimi me ekspertët e mendimin shkencor të vendeve të tyre dhe bashkëpunimi intensiv me qytetarët, u bazua në tre shtylla kryesore : 1) maska për të gjithë; 2) testime masive; 3) përgjegjshmëri e qytetarëve për t’u angazhuar në çlirimin progesiv nga masat anti-krizë dhe për t’u përshtatur në bashkëjetesën me praninë e virusit deri në zbulimin e një vaksine apo medikamenti shërues! Më konkretisht, disa nga masat lehtësuese: Në Itali, menjëherë sapo ra pak numri i vdekjeve në ditë, autoritetet deklaruan fillimin e fazës së re pas epidemisë, duke u shprehur se “se faza e re mund të konsiderophet fillimi i një sfide më të madhe”. Konkretisht lejuan i) hapjen e parqeve, ii) lëvizjet e qytetarëve pa atestim; iii) 4,4 milionë punëtorë që nuk mund të punonin dot online filluan punën si më parë, por me masat përkatëse mbrojtëse, iv) baret e restorantet filluan aktivitetin për shërbimin “mer me vete” madje në disa rajone u lejua edhe hapja e plotë e tyre; v) filloi pjesërisht transporti i përbashkët, etj.

Portugalia filloi të hënën lehëtsimin e masave shtrënguese me hapjen e tregtisë së vogël, floktoreve dhe salloneve të estetikës, të koncensionarëve të makinave… Gjatë muajit maj është programuar të realizohet kthimi progresiv në normalitet i transportit të përbashkët… kurse bizneset e vogla të shërbimeve nisën punë duke kryer një aktivitet që nga ora 10 e mëngjesit.

Gjermania ka aplikuar një lehtësim të konsiderueshëm të masave shtrënguese, prej nga mund të veçohen hapja progresive e shkollave, që në disa lande ka nisur që të hënën, ndërkohë që për të dielën e ardhshme është deklaruar nisja e kampionatit kombëtar të futbollit. Spanja ka bërë një plan me disa faza që deri në fund të qershorit vendi të kthehet në normalitet të plotë. Në Slloveni, kafetë dhe restorantet janë hapur të hënën; kurse në Poloni hotelet, qendrat komerciale, bibliotekat dhe disa muze janë hapur po ashtu të hënën… Greqia ndër të tjera ka hapur kufirin për puntorët sezonalë shqiptarë dhe ka programuar që në 1 korrik të rinisë sezoni i plotë turistik.

4. Rama, marifete me statistikat për t’i mbajtur qytetarët nën tutelë…

Kurse Rama, i mbyllur në “bunkerin” e Surrelit, duke shpërthyer çdo ditë në delir, vetëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit personal, ka riaktivizuar të gjithë makinerinë e mashtrimeve, marifeteve e të manipulimeve të statistikave, për të krijuar idenë e rritjes së numrit të të infektuarve thjesht për të justifikuar mbajtjen e qytetarëve të izoluar e nën tutelë. Ndërkohë që para disa ditësh, për t’i pasur duart e lira, miratoi turpërisht, tinëzisht e në mënyrë antikushtetuese në parlamentin e injorancës e të turpit, zgjatjen deri në fund të qershorit të gjendjes së emergjencës, sepse kështu mendon se mund të dhunojë të drejtat themelore të shqiptarëve, për të cilën është kujdesur edhe duke e larguar Shqipërinë nga Konventa për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Europës… Rama nuk e vret fare mendjen për degradimin e gjendjes ekonomike duke menduar se një krizë ekonomike do t’i vinte në ndihmë për t’i nënshtruar edhe më shumë shqiptarët, kurse në kushtet e një krize të rëndë sociale ai do të kishte mbështetjen e vendeve europiane…?!

5. Reagimi qytetar nga varfërimi dhe ndaj nënshtrimit

Shqiptarët, duke parë se çfarë po ndodh në të gjithë vendet e botës dhe duke bërë krahasimin me çfarë ndodh në Shqipëri, kanë filluar të reagojnë ndaj sjelljeve delirante e ofenduese, duke shpërfilluar urdhërat e marrëzisë të lëshuara nga Surreli. Gjendja ekonomike, financiare e sociale, e patolerueshme e deri tragjike, ka rritur revoltën e tyre të brendshme deri në kufijtë e shpërthimit, krejtësisht ndryshe nga çfarë mendon Rama se përmes rrënimit të tyre ekonomik e social do të mund t’i nënshtronte…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here