Kreu i partisë Republikane ka folur edhe njëherë për rezervat e tij lidhur me vendimin e opzoitës për të djegur mandatet.
I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ai tha se opozita duhet të Opozita duhet të kishte bërë shumë mirë qëndrimin e një raporti të caktuar me Parlamentin dhe moslejimin e mbushjes së Parlamentit me njerëz që nuk përfaqësojnë Parlamentin.
“Opozita duhet ta bëjë luftën me institucionet. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë fjala e qytetarëve shqiptarë. Dhe opozita është fjala e qytetarëve shqiptarë dhe duhet ti jepte vlerë Parlamentit. Në rrethanat dhe kushtet kur u mor qëndrimi ishte për të arritur sensibilizim kombëtar dhe ndërkombëtar në raport me situatën në Shqipëri. Në zhvillim të mëtejshëm të asaj që u bë në Parlament ka gjëra për të dëshiruara. Opozita duhet të kishte bërë shumë mirë qëndrimin e një raporti të caktuar me Parlamentin dhe moslejimin e mbushjes së Parlamentit me njerëz që nuk përfaqësojnë Parlamentin”, u shpreh ai.
Më tej Mediu tregoi dy mënyrat që sipas tij opozita mund të ringrihet. Keru i PR tha se ka ardhur koha që opozita të afrojë pranë vetes figurat që janë larguar, si dhe të afrojë inteligjencën universitare siç e ka cilësuar ai.
“Edi Rama është lojtar politik me PR, të gjithë e dimë. Ka një diferencë të madhe mes asaj çfarë shfaq dhe asaj çfarë bën. Përballë kësaj situate e vetmja rrugë që ka opozita është që të mos përpiqet që ta përballë Edi Ramën në rrugën e vet të lojës politike, por në një rrugë që të lidhet me interesin e qytetarëve dhe drejtpërdrejt me seriozitetin maksimal duke vlerësuar vetveten, duke arritur që të kapitalizojë historinë e saj politike, prejardhjen e saj. Unë e kam thënë, historiku politik i 2001-2005 i opozitës ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Në këtë pikëpamje opozita nuk e ka as komoditetin dhe as luksin që të harrojë vetveten. Unë kam bindjen që opozita duhet të hapet për të rikthyer atë që është e vlefshme, por njëkohësisht duhet të hapet karshi pjesës së inteligjencës. Pra në qoftë se një pjesë e inteligjencës universitare janë skeptikë në raport me politikën, opozita duhet ta bëjë vetën zëdhënëse të mendimit të tyre. Me një lëvizje të tillë ne mund të bëjmë ndryshime në Shqipëri.
Pa një inventar të shtëpisë tënde, të ndërtosh një kapital të vlefshëm. Grupet që në thelb kanë ndërtuar të djathtën, pastaj shkojmë te të gjithë ata që themeluan PD. Shumë nga ata mund të jenë në harresë për dy arsye, njëra është neglizhencë dhe tjera është mosdashje. Është e domosdoshme që ky kapital njerëzor duhet patjetër të kthehen në një vlerë të shtuar, e cila përbën në thelb krenarinë e së djathtës”, deklaroi Mediu.
Kreu i republikanëve është ndalur edhe tek çështja e Reformës Zgjedhore, ku është shprehur se ky sistem duhet të ndryshe.
“Ky sistem e emëron Parlamentin, nuk e zgjedh”, tha Mediu, ndërsa shtoi se këtë mendim e ndan me disa kolegë