Lindin sërish dyshimet mbi shëndetin e Kim Jong-un! Vëzhguesit e huaja: Ka më shumë se një sozi (FOTO)

0
141

Edhe pse Kim Jong-un u shfaq pas 20 ditësh “arratisje” nga sytë e publikut, për të ende vijon të spekulohet. Disa teori pretendojnë se diktatori ka sozi, dhe pikërisht ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian, dhe jo Kim i vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotografitë e Kim Jong-un janë vendosur në lupën e vëzhguesve të internetit, të cilët pretendojnë se para disa ditësh në inaugurimin e fabrikës, ishte i pranishëm sozia politike e diktatorit dhe jo ai vetë. Për këtë, ata i referohen dhe historisë, duke marrë shembullin e Adolf Hitler, Joseph Stalin dhe Saddam Hussein, për të cilët thuhet se kanë pasur një sozi gjatë periudhës që kanë udhëhequr vendet e tyre.

Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus. Vëzhguesit kanë krahasuar fotot e kaluara të 36 vjeçarit, me ato që u shfaqën në inaugurim. Dhe dolën në përfundimin se Kim ka një sozi. Sakaq, edhe pse autoritetet në Korenë e Veriut, pretendojnë se udhëheqësi i tyre është shëndoshë e mirë, në lidhje me shëndetin e diktatorit ka ende shumë dyshime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here