Bing Li, Profesor i Universitetit të Pittsburgh, i cili po merrej e hulumtimet dhe hetimet e koronavirusit, eshte vrare me armë zjarri gjatë fundjavës.
Profesori Li ishte në prag të “përparimeve shumë domethënëse” në lidhje me koronavirusin, sipas burimeve nga universiteti.
Ai u gjet brenda shtëpisë së tij të shtunën me plagë me armë zjarri në kokë, qafë dhe supe, tha policia.
Hetuesit besojnë se një njeri tjetër i paidentifikuar, i gjetur në makinën e tij, qëlloi Li dhe e vrau në shtëpi, më pas u kthye në makinë, ku bëri vetëvrasje.
Policia beson se të dy ata njihnin njëri-tjetrin, por thanë se nuk kishte asnjë indikacione se Li ishte vrarë për shkak se ishte kinez.