Shoferët e kamionëve në Vlorë janë ngritur në pròtestë duke i rënë borive në rrugët e Vlorës për tu rikthyer në punë. Për shkak të pándemisë, porti qëndron i mbyllur prej tre muajsh dhe shoferët detyrohen të shkojnë deri në Durrës e për tu kthyer sërish në Vlorë.
Ata kërkojnë që e gjithë kjo të marrë fund pasi porti i Vlorës mund të hapet dhe tragetet të shkojnë njësoj si në Durrës. Ankesat vijnë nga 50-60 kamionistë ndërkohë që tregtarët detyrohen të paguajnë dy herë taksa.