A mund ta marrim virusin në ujërat e kripur?! Studimi i jep fund ‘debatit’

0
144

 

Me afrimin e sazonit turistik dhe diskutimet e shumta nëse do të lejohen pushimet në bregdet, janë shtuar edhe studimet dhe kërkimet se si të ruhemi nga pandemia e koronavirusit.

Një raport i Këshillit të Lartë për Kërkimet Shkencore nuk shikon rrezik të përcjelljes së Covid-19 në ujë të kripur apo pishina, shkruajnë mediat spanjolle. Sipas një studimi CSIC ujrat e përdorura prej pushuesve, nëse janë në standarte normale, nuk duhet të përbëjnë një problem në vetvete dhe se “ nfektimi në këto kushte do të ishte i pamundur”.

Ato vlerësojnë se problemet me te medha tek vendet e hapura mund të jenë grumbullimet e njerëzve, dhe dihet që plazhet e pishinat tërheqin shumë të tillë.

Vera po afron dhe Spanja është në fundin e izolimit, cka do të thotë se vendet e hapura shpejt mund të nisin të popullohen. Mjaft pishina dhe qendra relaksi, sipas studimit, trajtohen sakaq me agjentë dezinfektues të cilët duhet të jenë të mjaftueshëm për të “caktivizuar virusin”. Kur vjen fjala tek plazhet, ata ndajnë dy zona: zonën e larjes, pra ujin dhe atë të pushimit, rërën.

Tek e para, infektimi nga virusi gjithashtu konsiderohet se ka pak mundesi të ndodhë sipas CSIC, e kjo për shkak të dobësimit të tij ne uje dhe pranisë së kripës. Por edhe nëse kjo nuk do të mjaftonte për ta vrarë krejtësisht virusin, vazhdojnë ekspertët, do ta reduktonte ndjeshëm virulencën e tij deri në atë pikë sa t`ia caktivizojë fuqinë infektuese.

Edhe rëra me kripësinë e saj, bashkë më rrezet ultraviolet, ekspozimin e fortë në diell në temperaturat e larta që mund të mbërrijë, mendohet se mund të ketë të njëjtin efekt mbi virusin.

Mekanizmin më të madh infektues, studimi e sheh tek mungesa e higjenës dhe moszbatimi i masave të distancimit social në plazhe si dhe ne lumenj, përrenj e ato pishina ku uji i ëmbël nuk trajtohet me kimikate. Këto sipas kërkuesve në fjalë, mund të jenë mjediset ujore që nuk këshillohen në periudhën e pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here