Ndodh vetëm në kohë pandemie/ ​Gjykata dënon një njeri me vdekje përmes aplikacionit Zoom

Gjyqtaret kane filluar te perdorin aplikacionit Zoom për shkak të koronavirusit.

Në Nigeri u dënua sot një burrë me varje në një seancë të mbajtur virtuale.

Gjykatësja Mojisola Dada nga Lagosi, dënoi me vdekje Olalekan Hameed për vrasjen e nënës së një punonjësi.

Seanca dëgjimore zgjati gati tre orë dhe morën pjesë avokatë. Hameed u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 76-vjeçares Jolasun Okunsanya.

“Gjykata vendos që ju të vareni nga qafa derisa të shpalleni të vdekur. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd. Është një vendim virtual i gjykatës, “tha gjyqtarja.

Në Nigeri, rreth 3.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 100 kanë vdekur.

Ndodh vetëm në kohë pandemie/ ​Gjykata dënon një njeri me vdekje përmes aplikacionit Zoom

Ky pushtet i pabesë, duhet të ndalet!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko