Në një lidhje me Skype në studion e Report TV, përballë gazetarit Bes Jacaj, ministrja Elisa Spiropali është vënë në vështirësi ditën e sotme, teksa është pyetur për emrat e kryetarit apo të anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve që kanë marrë përsipër të vendosin masat për mospërhapjen e koronavirusit.
Pjesë nga biseda
Gazetari Jacaj: Përse njerëzit nuk besojnë se ka realisht një Komitet Ekspertësh? pse nuk i jepni emrat e tyre
Ministrja Spiropali: Ç’është kjo që nuk i japim emrat e tyre
Gazetari Jacaj: Ju mund të më thoni ndonjë emër të drejtuesit apo të anëtarëve të Komitetit teknik të ekspertëve
Ministrja Spiropali:Nuk besoj se ka pasur ndonjë herë tekniktokraci se këto ditë
Gazetari Jacaj: Ju lutem më jepni vetëm një emër, e pranoj unë injorancën time…më jepni vetëm një emër. Kush është kryetari apo anëtari të vetëm …
Ministrja Spiropali:Unë nuk jam drejtuese e kësaj struktura, është Ministria e Shdëntesësië, por nuk ka rëndësi,. të gjithë emrat aty nuk janë ministra
Gazetari Jacaj: T’i njohim dhe t’i falenderojmë për masat që kanë marrë në këtë kohë zonja Spiropali…