Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ku punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Të paktën 3 qytetarë janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, shihet sesi është duke u shoqëruar dhe avokati Zaçe Islami, i cili ka bërë thirrje vazhdimisht që qytetarët të mos i binden urdhërave të qeverisë Rama, dhe se koronavirusi është një mashtrim, që synon kontrollin e njerëzve përmes vaksinimit dhe vendosjes së çipave. Edhe mëngjesin e sotëm, përmes një video në rrjetet sociale, Islami iu bëri qytetarëve thirrje që të shkonin në sheshin Skënderbej.