75 vjetori i Luftës së Dytë Botërore, Reagon Nishani: Dhuna barbare, injoranca prej izolimit, pafuqia prej varfërisë…

0
138

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka kujtuar më një postim në facebook pervejtorin e perfundimit të Luftës së Dytë Botërore

“Ende sot, shqiptarët janë peng i datave ceremoniale fiktive, të sajuara nga rregjimi diktatorial i Hoxhës në interes të ideologjisë sunduese, shtypjes mbi popullin, izolimit vetmitar, varfërimit prej çmendurisë”.
“Deri dje, dhuna barbare, injoranca prej izolimit, pafuqia prej varfërisë shërbenin për këtë pengmarrje”, shkruan ish Presdienti.

Ja postimi i plotë:

Sot, përkujtohet 75 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja mbi nazi/fashizmin.

Sot, Aleanca Perëndimore e lirive, civilizimit dhe prosperimit të njeriut, përkujton sakrificat dhe të rënët në këtë përpjekje të madhe për lirinë.

Sot, duhet të ishte dita që edhe Shqipëria të ishte e pozicionuar në këtë model, krah dhe nderim të vërtetë.
Ende sot, shqiptarët janë peng i datave ceremoniale fiktive, të sajuara nga rregjimi diktatorial i Hoxhës në interes të ideologjisë sunduese, shtypjes mbi popullin, izolimit vetmitar, varfërimit prej çmendurisë.

Deri dje, dhuna barbare, injoranca prej izolimit, pafuqia prej varfërisë shërbenin për këtë pengmarrje.

Sot, është turpi ynë, ekzistenca më tej e simboleve të mashtrimit, ideologjisë diktatoriale, rivrasjes së të rënëve, sakrificës reale të bërë !

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here