“Disa shëndoshen, disa mezi mbahen”, Salianji: Bizneset e vogla drejt falimentimit, të përjashtohen nga taksat vendore

0
140

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një lidhje skype për ‘News24’ deklaroi se nuk është e mjaftueshme ndihma e ofruar nga qeveria për biznesin e vogël, i cili sipas tij do të shkojë drejt falimentit.

Salianji pohoi se situata e krijuar për shkak të koronavirusit ka shkaktuar humbje të mëdha tek bizneset e vogla dhe të mëdha.

“Ne nuk kemi kërkuar që qeveria të mbulojë 100% shpenzimet. Nuk ka asnjë paketë ndihme për biznesin. Ka vonesa në shpërndarje të paketave të para. Shpërndarja ka qenë e vonë, e çalë për atë që quhet ‘paga e luftës’ që është 260 mijë lekë. Ndihmë reale është garancia sovrane, që janë 400 kërkesa dhe s’janë miratuar. Biznesi i madh dhe i vogël nuk ka ndihmë. Një bar kafe që morëm dje shembull, ka 1 milion e 500 mijë të vjetra humbje çdo muaj. Jashtë vëmendjes ishte ajo parukjerja që u deklarua dje, apo dhe shumë biznese të tjera. Rama po ua marr paratë një grupi njerëzish dhe po ia jep oligarkëve me koncesione. Nuk e dimë se si mund të bëhen kështu llogaritë. Ku disa majmen dhe shëndoshen, dhe disa mezi mbahen. Nuk ka biznesi i vogël aq kapital që të përballoj këto 3 muaj. Por edhe më pas do të jetë kjo situatë nëse masat e qeverisë dhe jeta e re dhe bashkëjetesa me COVID do të ketë më pak dalje. Kanë marrë borxhe, pasi biznesi i vogël si drejtohet bankave. Ose po shkojnë drejt borxheve që i kanë furnitorëve të tjerë, ose po shkojnë drejt mbylljes. Nëse marrim të mirëqenë se ndihma e qeverisë do të shkojë e plotë atje ku duhet, janë 60 mln euro në dispozicion. Humbjet do të jenë 1 mld euro për ekonominë, siç tha dje qeveria. Duhet shtuar ndihma ndaj biznesit të vogël. Duhet të pezullohen taksat vendore, pasi nuk ka kuptim që të paguaj taksë pastrimi një biznes apo taksë arsimi. Duhet një ndihmë më e plotë me para dhe jo me vonesa. Po flasim për biznesin e vogël që ka bërë kërkesa dhe shoqata. Për biznesin e madh duhet të kishte më shumë ndihmë. Dhe mediat, duhet të paguhen. Duhet të paguhen të gjithë ata punëtor që janë larguar nga puna. Kostot e tjera do i ketë biznesi i madh, i cili duhet ndihmuar. Paketat që kemi propozuar kanë qenë që në nisje. Ato janë paketa jo për të përmirësuar Ramën. Por janë propozuar për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes dhe për të ndihmuar qytetarët në jetën e tyre të përditshme.”, tha Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here