Një burrë nga Kalifornia është akuzuar se ka hedhur vajzën e tij një vjeçare nga një shkëmb i pjerrët duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më herët kishte vrarë me thikë nënën e saj shtatzënë si dhe një kalimtar që u përpoq ta ndihmonte.
Adam Slater, 49 vjeç nga Palm Desert, përplasi automjetin e tij në Luginën Coachella rreth orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, tha policia.