Italia merr vendimin e rëndësishëm për 600 mijë emigrantë të paligjshëm…

0
119

Italia do t’u japë 600,000 emigrantëve të paligjshëm të drejtën e qëndrimit në vend pasi ata kanë punuar gjatë krizës së koronavirusit. Në periudhën kur Italia është përballur me situatën më të vështirë në historinë e saj, ata kanë punuar, duke dhënë një ndihmesë të madhe.

Emigrantët ilegalë bëjnë vjeljet dhe kujdesen për të moshuarit në të gjithë vendin, ndërkohë që rrezikojnë të arrestohen nëse kapen nga policia.

Qeveria po u siguron leje gjashtë-mujore emigrantëve, gjë që nuk u jep atyre të drejtën e votës. Peppe Provenzano, ministër për jugun e Italisë , tha: “Ushqimi në tryezën tonë vjen nga këto fusha. Tani ne duhet t’u japim atyre që punojnë në këto fusha, të drejtat që u janë mohuar”.

Lejet u propozuan nga ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova.Vendimi mund të futet si një dekret me efekt të menjëhershëm, por do të votohet në parlament pas 60 ditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here