Makina përplas 17-vjeçarin me biçikletë në ”Don Bosko”, dërgohet menjëherë në spital

0
154

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ”Don Bosco” të Tiranës ku një automjet ka përplasur një 17- vjeçar me biçikletë.

A.M, i cili në këtë rast ishte i aksidentuari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here