Komisioni Evropian pritet të publikojë një strategji të re për turizmin dhe fluturimet, kjo si përpjekje për të lehtësuar dëmin ekonomik që Covid-19 i ka shkaktuar këtyre sektorëve. Referuar ekzekutivit të Bashkimit Evropian, vendet anëtare duhet të shpëtojnë sezonin turistik të verës, që normalisht gjeneron 150 miliardë euro fitime gjatë periudhës qershor-gusht.
Kufijtë e jashtëm të Evropës do të mbeten të mbyllur deri në mesin e muajit qershor për fluturime që nuk konsiderohen të nevojshme apo urgjente, si masë parandaluese në përhapjen e virusit.
Komisioni pritet të kërkojë lehtësimin e kufizimeve në ato vende ku situata tashmë është përmirësuar. Strategjia e re përfshin heqjen graduale të kontrolleve të brendshme kufitare, si dhe dhënien e kuponëve për të gjitha fluturimet e anuluara gjatë shpërthimit të pandemisë. Në kuadër të masave lehtësuese nga përmirësimi i situatës së Covid-19, edhe Shqipëria ka vendosur të shtojë fluturimet e riatdhesimit, duke filluar nga data 18 maj