Për Lali Erin, që e do shumë Tiranën, e s’lë qoshe të saj pa ja ngul…

0
148

Kostumet, perdet, bobinat, e cdo send tjeter te Teatrit, nëse vërtet të dhimsen, gjë për të cilën dyshoj shumë, ka ligje shteti, ka rregulla plot.

Inventarizoji dhe ruaji në kushtet e duhura, që ti vendosesh prapë aty ku ishin dhe të përdoren edhe më mirë edhe më bukur.

Ndërkohë puno siç duhet, bëhu edhe ti një qytetar i vërtet europian, bashkëpuno dhe ti me Europa Nosta, jep mendimet e tua për restaurimin e Teatrit Kombëtar për ta rikthyer atë siç ka qenë, për ta mbajtur atë të gjallë e sa më të bukur të gjithë kompleksin Skanderbeg, si pjesë e trashëgimisë dhe identitetit kulturor kombëtar.

Fjalët e tjera janë boshe, pa bosht dhe pa asnjë lidhje as me Kushtetutën dhe as me qëllimin real që për fat të keq nuk ka ndryshuar të zbardhet aspak. Ai plan që Lali ke në mendje ngelet sterr i zi.

Po pse mo Lal ne të tjerët nuk duam një Teatër të Ri për Tiranën!

Po kush është kundër,? asnjë !!.

Po une kam thene gjithemone ta bësh edhe Teatrin e Ri, pse jo, por kurrësesi duke prishur Teatrin Kombëtar.

Aty kujdes, është rrugë pa krye, është dërrasë e kalbur, ti e di që gropën po ta hap gjyshi Rama dhe jo Tirana dhe as Teatri yne.

Personalisht e prisja prej kohësh këtë lojë proceduriale, që prej vitit të kaluar kur u ndryshuan 3 ligje njëherazi me të njejtin qëllim; bërjen të mundur që pushteti vendor dmth Bashkia Tiranë të kishte të drejtën për të tjetërsuar (shkëmbyer) pasurinë publike apo për ta dhënë atë për zhvillim përmes kontratave të sipërmarrjes tek privati apo me privatin përmes një vendimeve të Këshillit Bashkiak. Prandaj duheshin realizuar ato zgjedhjet pa kandidat, per te patur Keshilla te tille 100 % te nënës parti, pa kontroll dhe pa mbikqyrje, te varura direkt nga qeveria mëmë, pjelle e gjithe te keqiave, pjelle edhe e fatin tend te keq, o Lal.

Loja po shemtohet akoma edhe më keq. Tanimë jo përmes një ligji special si ai i vitit 2018, por me norma speciale ligjore të bëra dalëngadalë në 3 ligje të ndryshme dhe pa u vënë re, Lali ti do hapesh gropa per kulla mbas godines se Teatrit dhe me doren tende edhe gropen ku do varroset dhe fati yt politik.

Per kete loje i vetmi akt final që nevojitej ishte që tjetërsuesit të pasurisë publike (Bashkise) ti jepej edhe e drejta pronësisë për pasurinë publike e Teatrit, të drejtë të cilën Bashkia Tiranë nuk e kishte, por me shume urgjence e mori ditën e djeshme. Nuk vonoi qeveria Lal, por ate vendim e botoi shpejt e shpejt ne Fletore Zyrtare.

E di pse Lal, zullmet ti beje Rama, kerbacin ta hash ti Lal, sepse kjo eshte sprova jote, qe te ngjitesh lart duhet te mbeshtetesh diku, edhe pse mund te kesh dhimbje pa fund.

Lal, pse mendon ti vertet se nuk e kupton populli i Tiranes që edhe ajo qr ti e quan nje Teater te ri me fonde publike ka mbrapa qëllimin e shtrembër të njejtë.
Ja po ta them une planin per ty,

Prona publike mbrapa Teatrit Kombëtar do ti jepet me firmen tende Lal privatit për kulla e beton; dhe kjo të shoqërohet po me firmen tende per ndertimin e nje Teatri të Ri, duke prishur Teatrin Kombëtar.
Lal po te kujtoj se

Nuk mund të ketë asnjë ligj, vendim të Këshillit Bashkiak dhe asnjë VKM, prodhuar e riprodhuar këto dy vjet, që te përjashton as ty e as shefin tend nga përgjegjësia penale.

Perpiqu sa te duash edhe te kapesh drejtesine.

E di pse? Sepse ju te dy prej kohesh, keni shfaqur publikisht vullnetin për të prishur identitetin tonë, per te prishur Teatrin Kombetar.

Kjo do te thote se ti dhe gjyshi yt qellimin subjektiv kriminal r keni patur te pandryshuar.

Nuk ka asnje ligj qr tju shpetoje, sepse ju njeri si Kryetar Partie e Qeverie e tjetri si Kryetar Bashkie pa opozite, keni mundesine te realizoni cdo qellim kriminal edhe permew vendimeve te organeve qe ju drejtoni.

Jepja ta lexoje kete status edhe Xhafes, edhe Agacit si jurist penalist te zote, te te japin ndonje mendim shoqeror.

Ta them edhe pergjigjen e tyre. Ja fut kot ky do thone. Ti ske pergjegjesi do thone, vendimin e ka marre organi kolegjial, qeveria dhe keshilli bashkiak. Je ok.

Ja keshtu do te genjejne, e ti do marresh hov dhe me nje tjeter deklarate do te dalesh nesër në pritje të nje fjale te mire nga gjyshi.Por mos u beso.

Nje dite do pergjigjen te gjithe, per cdo firme te hedhur. Do pergjigjesh dhe ti. Dhe atehere Agaci do jete kthyer ne Itali t’u sherbeje krimineleve italiane si dikur, tashme shume here me i pasur. Ndersa Xhafaj do kete nderruar profil, me siguri do thote “merrem vetem me ceshtje civile tani”.
Je ne kohe, mos ta marresh kete barre varrosëse mbi supe, ne pretekstin perfekt perballe porositesit: u be shume zhurme, s’kam cbej me.

Lal, vetem nje keshille, zjarri është afër, larg nga menderja jote.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here