Reagon Meta pas pamjeve: Dhuna ndaj protestuesve, e papranueshme! Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar…

0
169

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas pamjeve të dhunës në Sheshin Skënderbej. Meta tha se dhuna është e papranueshme, ndërsa shtoi se ky ishte një kremtim i shëmtuar i Ditës së Europës.

“Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!” shkruan Meta, teksa poston edhe videon e dhunës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here