Thirrja e fortë e ish deputetit: Të gjithë në protestë në orën 12 për të mbrojtur TK nga barbaria e pushtetit

0
123

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Duke e quajtur këtë vendim një barbari të pushtetit, Biberaj shkruan se është detyrë e shoqërisë civile, qytetare mbrojtja me cdo kusht cmim dhe mjet demokratik e kulturës sonë kombëtare, ndaj apelon qytetarët të mblidhen në protestë në orën 12:00.

Postimi i plotë:

TE GJITHE NE PROTESTE NE OREN 12 PER TE MBROJTUR TEATRIN KOMBETAR NGA BARBARIA E PUSHTETIT!
Te dashuq miq,
Sic mund te jeni ne dijeni qeveria e krimit dhe korrupsionit, qeveria okulte e pandemise, ka kaluar komplet ne fshehtesi, pa u konsultuar as me artistet,as me nderkombetaret, dhe as me grupet e interesit pronen publike te Teatrit Kombetar ne pronesi te Bashkise Tirane, me qellim prishjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimin e kullave te binesit fitimprurese per Kryeministrin, Kryetarin e Bashkise dhe klientet e tyre oligark. Eshte detyre civile, qytetare, kulturore dhe patriotike mbrojtja me cdo kusht, cmim dhe mjet demokratik e kultures sone kombetare, e identitetit tone kombetar, e historise sone kombetare si nje nder kombet me te vjetra te qyteterimit europian, mesdhetar dhe ballkanas. kjo barbari e pushtetit e mund te jete edhe e sinkronizuar dhe sponsorizuar nga armiqte e kombit tone qe jane perpjekur dhe perpiqen qe te na paraqesin si fise te egra barbare, ndonese ata vete perfaqesojne keto fise barbare qe erdhen ne shekujt XI-XIII ne Ballkan me zjarr dhe dhune.
Te dashur miq, te gjithe ne mbrojte te kultures se kombit tone, te identitetit tone kombetar, te historise sone kombetare, ne oren 12 tek Teatri Kombetar!

Fotografia e Aleksander Biberaj
Fotografia e Aleksander Biberaj
Fotografia e Aleksander Biberaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here