Video/ Ja si po e kalojnë karantinën në hotele të riatdhesuarit, muzikë, valle dorë për dore dhe ‘Rama Ik’

0
125

Karantina e shqiptarëve të kthyer nga jashtë vendit në hotele duket se është kthyer në një vend argëtimi. Nuk ka më distancim social, siç kërkon qeveria.

Muzikë, DJ, valle dhe lekë. Këto janë “rregullat” e reja të karantinës.

Në këtë video, që Ora News ka siguruar nga një hotel i kthyer në karantinë në Shëngjin duket se shqiptarët kërcejnë valle.

Ndërsa në një video tjetër, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, të karantinuarit bërtasin “Rama ik”.
Ky grup shqiptarësh që janë karantinuar në Shëngjin janë riatdhesuar nga Italia në 30 prill dhe pritet të lënë karnatinën në 14 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here