Ja si do të jetë moti për javën që vjen…

0
145

Ditët e ngrohta do të vazhdojnë edhe gjatë javës që vjen.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Sipas SHMU-së, java do të karakterizohet me mot të vrejtur dhe kthjellime.

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here