Mjekët publikojnë grafitë, ja dëmi që koronavirusi shkakton te mushkëritë e fëmijëve

0
129

Një ekip mjekësh nga Spitali i Fëmijëve Boston kanë publikuar skanimin e fëmijëve të infektuar me koronavirus.

Në një studim u testuan 20 fëmijë, ku pothuajse dy të tretat kishin një Ground-glass opacity (GGO) (zonë me mjegull të shtuar në mushkëri), një tregues i inflamacionit të përhapur.

Gjysma e pacientëve kishin atë që njihet si ‘shenja halo’, që ndodh kur inflamacioni rrethon një masë, e njohur si konsolidim.

Konsolidimi e bën të vështirë frymëmarrjen sepse qeskat e ajrit të mushkërive janë të mbushura me substanca të tilla si lëngu ose infeksioni.

Fëmijët në përgjithësi duket se janë më pak të prekur nga COVID-19 sesa të rriturit, dhe janë më të rrezikuar nëse kanë një gjendje themelore.

Mjekët, të udhëhequr nga radiologu Alexandra Foust, vendosën të krahasojnë dëmin e COVID-19 me sëmundje të tjera të ngjashme me frymëmarrjen.

Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë që vetëm 1.7 përqind e rasteve të diagnostikuara me COVID-19 janë nën 18 vjeç.

Dr Foust dhe kolegët kryen pesë studime dhe vunë re ndryshimet më të dukshme në mushkëritë e fëmijëve. Këto gjetjet i publikuan në American Journal of Roentgenology.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here