Pati kontakte me një rast me COVID-19, virologu i njohur amerikan është futur në vetëizolim për dy javë…

0
132

Anthony Fauci, fytyra më e njohur e Task Forcës në Shtëpinë e Bardhë në SHBA në betejën kundër koronavirusit, do të nisë një periudhë 14 ditore në vetëizolim.

Virologu i njohur amerikan do të qëndrojë në karantinë pasi ka kontaktuar një person nga stafi të infektuar me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga Cnn.

Ditën e djeshmekKomisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn është futur në vetëizolim për dy javë pasi ka pasur kontakte me një person që është testuar pozitiv me COVID-19.

SHBA-ja është më e prekura nga koronavirusi në botë. Deri tani më shumë se 1,3 milionë njerëz janë infektuar nga COVID-19, nga të cilët 78,794 kanë ndërruar jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here