SHBA, infermierja akuzohet për vjedhje, përdori kartën e kreditit të pacientit që vdiq nga COVID-19

0
139

Danielle Conti, 43 vjeçe, akuzohet për vjedhjen e dy kartave të kreditit të Anthony Catapano, teksa ishte shtruar në spital në Universitetin e Staten Island me koronavirus, sipas Departamentit të Policisë në Neë York.

Policia thotë se një infermiere në një spital të New York po përballet me akuza për vjedhje të kartës së kreditit të një ish-pacienti me Covid-19 për të cilën vajza e pacientit thotë se ishte përdorur për benzinë dhe sende ushqimore.

70-vjeçari u shtrua në spital më 4 prill nga koronavirusi, tha vajza e tij, Tara Catapano, për CNN. Ai ishte i vetëdijshëm kur vjedhja e pretenduar ndodhi dhe më 12 prill ai ndërroi jetë nga komplikimet e koronavirusit.

“Unë isha në shok dhe nuk mund ta besoja. Natyrisht, e dija se duhej të ishte një punonjës spitali, sepse vizitorët nuk lejoheshin.Ai ishte babai im. Jam shumë e acaruar, ajo duhej të kujdesej për të dhe jo ta vidhte’- ka thënë Tara Catapano me lot në sy.

Tara Catapano tha që normalisht nuk i ndjek nga afër shpenzimet e babait të saj. Por pasi vdiq ia ati Tara mori një njoftim se karta e kreditit ishte përdorur për benzinë , për të cilën ajo tha se babai gjithmonë paguante me para. Më pas pa që data e tarifimit ishte 9 prill, kur babai ishte në spital, duke luftuar për jetën e tij “.

Në një deklaratë të dhënë për CNN, Christian Preston, drejtori i çështjeve publike për Spitalin Universitar të Staten Island, tha se Conti, e cila ka punuar në spital që nga viti 2007, “është pezulluar përkohësisht dhe po përballet me akuzat ndaj krimit”. Ai gjithashtu tha që spitali “po punon me autoritetet e zbatimit të ligjit dhe spitali po kryen hetimet e veta.”
Një zëdhënës i NYPD tha për CNN se Conti i është lëshuar një urdhër që të paraqitej në gjykatën penale të Staten Island, në shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here