Bota e futbollit italian është në zi pasi 19-vjeçari Andre Rinaldi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Talenti i Atalantas ishte i izoluar në shtëpi për shkak të pándemisë së kóronavirusit, por një problem në arteriet e gjakut i mori jetën.
Mjekët zbuluan se shkaku i vdekjes ishte një sëmundje e quajtur “Aneurysm”, sémundje që rrit presionin e gjakut në arteriet kryesore.
Klubi i tij bëri një postim në rrjetet e tij sociale ku tha se futbollisti ndërroi jetë për shkak të një aneurizmi të trurit teksa po stërvitej në shtëpi. Këtë sezon, ai ishte i huazuar tek klubi Legnano.