Situata e pandemisë duket se po rikthen edhe njëherë tjetër ndarjen në klasa, dhe në plazh po shkojnë veç VIP-at, që sdihet si i sigurojnë lejet për të lëvizur nga zona e kuqe e Tiranës, drejt bregdetit të jugut që prej javësh është pjesë e zonave të gjelbra.
Kjo situatë ka irrituar dhe aktivistin Erion Kristo, i cili shkruan se shqiptarët po trajtohen ca si të nënës dhe ca të tjerë si të njerkës.
“Dua të shkoj në plazh dhe nuk dua t’i marr leje askujt. Të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë para ligjit dhe diellit. Jo ca të nënës dhe ca të njerkës. Shqiptarë, mos lejoni t’u trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë. Përhapeni nëse jeni dakord. Bashkoni zërat!”, shkruan Kristo në postimin e tij.