Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë për shtyp se Partia Socialiste nuk ka asnjë plan për të diskutuar një koalicion me Lëvizjen Socialiste me Integrim. Për të qenë sa më realiste, nuk është se Rama nuk ka plan, por nuk ka asnjë shans. Kjo pasi LSI është e vendosur qartazi në opozitë dhe ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me PS-në e oligarkëve. Por në kushtet aktuale, ku çdo sondazh e nxjerr humbës dhe shanset e fitores në zgjedhjet parlamentare, kurdo qofshin ato, janë pranë zeros, Rama po luan kartat e fundit, sic ishte ajo me legalizimin e kanabisit.
Ndërsa sot u mundua të bëjë edhe rolin e përçarësit brenda rradhëve të opozitës, ku i pyetur për një mundësi bashkëpunimi, kryeministri e quajti LSI-në partinë e presidentit. “Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh perspektivë për rikthim në koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i asaj force politike dhe detyrimet tona në program dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë punë dhe aleanca me popullin. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim”, tha Rama.
LSI-ja ka një kryetare z.kryeministër dhe mesazhin e saj kundër çdo hapësirë sado të vogël bashkëpunimi me PS-në e ke marrë prej kohësh. Prandaj hidhesh përpjetë e mundohesh të bësh diversion!
Ndërsa sa i takon Presidentit, “partinë” e tij ti e njeh mirë. Presidenti është përfaqësues i sovranitetit të popullit dhe garantues i kushtetutës, dhe si i tillë, e vetmja parti që mund të ketë është ajo e popullit.
Dhe në fakt fuqinë e kësaj “partie” ti e njohe mirë z.Rama në 2 Mars, me manifestimin spektakolar të 2 Marsit, ku dhjetëra mijëra qytetarë të bën të kuptoje se mbështetja popullore qëndron në krahun e Presidentit. Lufta e kruet të shtetit për kushtetutën dhe shtetin e së drejtës vazhdon, dhe si gjithnjë në krah të tij qëndron “partia” e përhershme që nga dita kur mori detyrën e Presidentit: POPULLI!
G.S./ STANDARD