VIDEO SKANDAL/ Balla imiton shefin e tij, sulmon me duar gazetaren….

0
143

Taulant Balla ka sulmuar me duar një gazetare duke e intimiduar që të mos i përgjigjej pyetjeve të saj.

Taulantit të Ramës siç duket nuk i pëlqejnë pyetjet nga mediat që nuk i kontrollon qeveria e tij.

Kështu ka ndodhur sot kur ai ka sulmuar me duar gazetaren e SYRI TV Dea Dervishi, duke e intimiduar e duke mos pranuar që ti përgjigjet pyetjeve të saj.

Numri dy i PS-së si një adoleshent i vonuar, në vend që të përgjigjet për pyetjen se pse mjekët dhe infermierët në rrethe nuk janë paguar për situatën, vendos të sulmojë gazetaren dhe SYRI TV me shprehjet e shefit të tij Edi Rama.

Duket se prania e SYRI TV në çdo konferencë dhe fakti se pyetjet tona nuk janë ato që u jepen të gatshme gazetarëve i ka prishur qetësinë qeverisjes së Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

E duke mos pasur çfarë të bëjë, Balla i PS-së, njeriu i akuzuar si shkatërruesi i pyjeve të Librazhdit, fillon e flet për gjëra pa lidhje në një deklaratë për mediat, ku kishin dalë për të dhuruar lule mjekëve e infermierëve.

Pjesë nga biseda

Gazetarja Dea Dervishi: Ju lutem edhe një pyetje…

Balla: Kaq ishte, këtu jemi për të falënderuar infermierët që…

Gazetarja Dea Dervishi: Një pyetje, pse janë lënë jashtë pagës së luftës mjekët dhe infermierët e spitaleve rajonale?

Balla: Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin e të ardhurave nga pronarët…

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk merremi me këtë çështje…

Balla: Ju lutem ruani distancën njëherë…

Gazetarja Dea Dervishi: Po i shmangeni pyetjes, përsë janë lënë jashtë pagës së luftës?

Balla e shtyn dhe e prek në shpatull: Ruaj distancën, ne këtu kemi ardhur për të falenderuar infermierët dhe mjekët.

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here