Zëdhënësi i Putin pozitiv me COVID-19, prej 20 vitesh punon me të, por ja sa kohë ka pa e takuar

0
164

Sekretari për mediat në Kremlin,  Dmitry Peskov ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe po trajtohet në spital. Ai e pranon vetë se është i sëmurë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë ai është zëdhënësi i Presidentit Putin.

Prej 20 vitesh ata punojnë bashkë, por Peskov siç pohon edhe vetë ka më shumë se 1 muaj pa e takuar dhe pa pasur kontakt me Putin.

Por Peskov nuk është i vetmi zyrtar i lartë i prekur nga COVID-19. Kryeministri  Mikhail Mishustin, deputeti Andrey Belousov,  apo ministrat Vladimir Yakushev dhe Olga Lyubimova janë infektuar më parë gjithashtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here