Berisha publikon videon: Shëngjini furnizohet me ujëra të përziera të zeza, narko-kryetari nuk do t’ia dijë!

0
148

Ish kryeministri Sali Berisha duke publikuar nje video ne Facebook ka dënuar indiferencën e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu ndaj rrezikut që i kërcënohet banorëve të Shëngjinit, prej përzierjes së ujërave të zeza me ujin e pijshëm.

“Shëngjini furnizohet me ujëra të përziera të zeza! Rrezik i lartë epidemie! – Narko-kryetari monist nuk do t’ia dijë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!”

Përshëndetje Dr.

Ujësjellës Kanalizime në Lezhë ka tubin e ujit që kalon në aksin Lezhë – Shëngjin. Në klm e tretë është çarë tubi i ujësjellësit dhe uji bashkohet me ujin e kanaleve kulluese.

Ai ujë doktor nuk bën as për të larë rrobat, e jo për të pirë. Banorët e Shëngjinit janë në rrezik.
Tubi i ujit të pijshëm, është në video, është 20 cm poshtë ujit të kanalit, por tubi është shpuar prej ndryshkut.

Uji i kanalit është ujë i kripur, është ujë që bashkohet me ujërat e zeza e atij uji i vjen erë e keqe.

Jam ankuar në bashki e te Ujësjellësi e madje banditi Ndreu më ka thënë “pse nuk e ke godit vet?!”

I thashë “më ke larguar nga puna ti”!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here