Ish-ministri i Bujqësisë komenton deklaratën për legalizimin e kanabisit: Ja përse duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të KE-së

0
126

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar ndaj deklarates se kryeministrit Rama per legalizimin e kanabisit. Panariti mbështet faktin se procesi i legalizimit duhet të kalojë përmes filtrit të DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian.

Sipas tij, ky proces në BE i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara.

MESAZHI I PANARITIT
Përse legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian?

Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore.
Është e vërtetë se kemi licensim të fermave të hashashit mjekësor në disa vëndet të BE.. Por këto i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara të BE dhe mund të lëvizin vetëm brenda tregut farmaceutik të saj.
Asnjë vend jashtë BE deri tani nuk fut dot hashash mjekësor brenda saj.
Procesi do të ndërlikohet akoma më shumë sepse Parlamenti Evropian kaloi një akt normativ i cili do të zbatohet nga Komisioni, sipas të cilit edhe prodhimet e hashashit mjekësor nga vendet e BE përpara tregtimit do ti nënshtrohen provave të rrepta klinike..
Prandaj shqyrtimi i çdo hapi në këtë mes duhet të kalojë në filtrat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here