“Njerëz të botës së krimit do të operojnë me leje nga shteti”, Pano Soko: Rama do të legalizojë kanabisin, ka nisur fushatën elektorale

0
146

Ekonomisti dhe aktivisti, Pano Sako, deklaron për “Tempora” në Rtv Ora se kryeministri Edi Rama do të realizojë legalizimin e kanabisit.

Sako thekson thotë se procesi do të jetë preferencial dhe praktikisht njerëz të botës së krimit që kultivojnë aktualisht kanabis do të operojnë edhe në të ardhmen, por kësaj here me leje nga shteti.

Gjithçka sipas tij Rama e ka në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021, të cilën e ka nisur tashmë.

Soko: Mendoj që do ta bëjë, do ti shkojë deri në fund kësaj. Si do ta bëjë? Do të quhen të ligjshëm ata njerëz që ai do që të mbjellin kanabis, nuk do jetë e ligjshme për të gjithë. Jo çdo fermer do të ketë të drejtë ta bëjë. Do të jetë selektive me licenca. Ata që do të mbjellin pastaj, kur vjen puna te kontrolli dihet, mbjell 10 dhe deklaron 1. Do të legalizohet ky cirku i qarkullimit të kanabisit që ndodh sot. Njerëz të botës së krimit do të operojnë me leje nga shteti, do ta çojnë përsëri me gomone por tashmë prodhimi është me licencë. Është parapërgatitje e një fushate elektorale.E ka parapërgatitur situatën dhe e ka gati tani se ka edhe krizën ekonomike që e ndihmon.

Mori Dibrën. Kur u bënë zgjedhjet në Dibër u mboll gjithë Dibra me kanabis. Ka një histori suksesi. Mendon ta përdorë të njëjtën gjë dhe në zgjedhjet e 2021. Do të përdorë amnistinë fiskale që e ka dhe kulaç dhe kërbaç. Të gjitha janë në funksion të fushatës elektorale. Rama ka nisur fushatën elektorale. Rama do të shkojë me dy projekte.Problemi i kësaj qeverie është paaftësia. Nuk di të prodhojë ekonomi dhe të ndihmojë biznesin. Këta vetëm vjedhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here