I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, regjizori Edmond Budina u shpreh se në datë 24 ai së bashku me Makashin është tërhequr zvarrë nga forcat e policisë.
Budina: Neve jemi keqtrajtuar në mënyrë kriminale. Në 24 ne por mbronim një pronë publike, jo shtëpinë tonë. Ata pa pikë njerëzillëku na kanë tërhequr zvarrë. Mua dhe Fitim Makashit, ti e di se sa i urtë është ai. Ata nuk pyet për moshën as për dinjitetin tonë. Kjo situatë është tensionuar nga ata, se na prenë dritat dhe ujin, në mënyrë kriminale.