E rëndë! QSUT dhe Trauma sjellin rrotull nënën e 2 fëmijëve, 39-vjeçarja vdes në banesë

0
156

Një histori e trishtë ka ndodhur ditën e mërkurë në Tiranë, ku një 39 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, e lënë në mëshirë të fatit nga bluzat e bardha.

Sonila Qerimi ishte e sëmurë nga diabeti, ndërsa kohët e fundit gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.

Familjarët e saj morën 127 në telefon dhe ambulanca e mori dhe e dërgoi te Spitali i Traumës.

Atje u thanë se doktori është duke bërë një operacion dhe nuk mund ta shikojë, prandaj duhet të shkojë në QSUT.

Në QSUT nuk i pranojnë, dhe i thonë familjarëve që ta çojnë sërish te Spitali i Traumës, por edhe njëherë atje nuk i pranojnë.

Pa asnjë shpresë, ambulanca e dërgon sërish 39 vjeçaren në shtëpinë e saj.

Familjarët kontaktuan televizionin Neës24, ndërsa gazetari Osman Stafa telefonon Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që merr situatën nën kontroll dhe dërgon edhe njëherë ambulancën te shtëpia e zonjës.

Por këtë herë është shumë vonë, sepse fatkeqësisht sapo ambulanca mbërrin te shtëpia, nëna e dy fëmijëve ndërron jetë.
Ajo la jetime 2 vajza, por trajtimi që iu bë nuk është njerëzor, pasi njerëzit që janë betuar të shpëtojnë jetë e lanë në mëshirë të fatit, pa i dhënë asnjë ndihmë.

Këtë histori e ka publikuar edhe gazetari Osman stafa, i cili shkruan:

Te vdesesh si nje qen!

Nuk eshte hiperbole, as metafore, eshte nje e vertete e ndodhur kete te merkure sot ne Tirane. Sonila Qerimi, 39-vjece, nene e 2 vajzave, nderroi jete ne shtepi, e braktisur nga bluzat e bardha.

Po cfare ka ndodhur?

Sonila vuante nga diabeti, dhe sot shendeti ishte perkeqesuar. Familjaret moren 127. Ambulanca e dergon zonjen tek Spitali i Traumes. Atje u thone se doktori eshte ne operacion dhe s’mundet ta shikoje. Per kete duhet te shkoje tek Qsut. Shkojne ne Qsut, por qe nuk i pranojne, e u thone qe duhet te shkojne perseri tek Trauma. Atje perseri nuk i pranojne. Keshtu pa shprese tjeter, ambulanca drejtohet drejt shtepise se familjes.

Familjaret vijne ne Neës24, te pashprese, dhe per te denoncuar padrejtesine. Personalisht telefonoj Drejtorin e Urgjences Kombetare, Skender Brataj, i cili menjehere merr situaten ne kontroll dhe nis nje ambulance tjeter drejt shtepise se Soniles, per ta derguar ate tek Trauma. Por sapo mberrin ambulanca ne shtepi, zonja nderroi jete.

Nje nene, grua, la sot jetime 2 vajza. Ishte e semure, ishte rende, ndoshta edhe ne spital nuk do te mbijetonte, por ama te vdiste si qen? Te vdiste pa asnje ndihme nga ata qe kane bere betimin e Hipokratit? Si mundet te kene ndergjegjen e qete?

Ministrja Ogerta Manastirliu a ka eshte shendetesia qe duam? Kjo eshte shendetesia qe meritojne qytetaret tane? A e dini qe ate zonje, ate nene, nuk e preku njeri me dore vetem se ishte rome, e se i vinte era? (Era se i ishte hapur plage ne trup si pasoje e diabetit). A e dini cfare traume psikologjike u ka lene kjo histori vajzave te saj?

Kjo eshte hera e dyte qe behem deshmitar qe bluzat e bardha, neglizhojne detyren e tyre. E para ishte para disa vitesh kur ne dimer, nje endacak, vdes 10 metra larg deres se urgjences se QSUT, se askush nuk i shkoi per t’i dhene ndihmen e pare. Atehere me akuzuan se une genjeja, e se do me demoskonin publikisht. Madje atehere, nga ministria, punonjes, me akuzuan se une genjeja duke me thene se ai personi qe kishte vdekur, ishte gjalle. Deri ketu arriti niveli i absurdit te personave qe duhet te gjenin pergjegjesit. Asnje pergjegjes. Kjo ngjarje u perderit perseri sot.

Nje nene, 39 vjecare, nderroi jete si nje kafshe, pa marre asnje ndihme mjeksore, kur spitalet i benin ping-pong me jeten e saj. O Zot, uroj te mos behemi edhe ne neser pjese e kesaj sorollatje, qe kushton jete.

Nuk i dua keta mjeke keshtu, dhe ky nuk eshte betimi i Hipoktatit, por i Hipokritit.

p.s Ketu nuk fus te gjithe mjeket, se njoh shume te nderuar qe e bejne me perkushtim kete detyre, dhe pertej mundesive te tyre. Fus ata qe diten e sotme ne te dy spitalet, kane pasur pergjegjesi per rastin ne fjale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here