“Kërkojmë qeveri tranzitore”, Paloka: Gjithçka është përkeqësuar, e keqja merr fund vetëm me largimin e Ramës

0
214

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në nje intervistë në RTV Ora u shpreh se situata politike, ekonomike dhe sociale është përkeqësuar.Paloka thekson se e keqja do të marre fund në Shqipëri vetëm me largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij.

Edi Paloka: ‘Po të flasim për situatën politike, ekonomike, sociale, gjithçka vetëm është përkeqësuar. Ajo që unë e kam thënë, e përsëris dhe kjo është bindja e opozitës, por mesa duket edhe e shumicës së shqiptarëve sot siç e tregojnë gjithë sondazhet. E keqja do të marri fund në Shqipëri vetëm me largimin e Ramës dhe kësaj qeverie. Kështu që një orë e më parë kjo qeveri të largohet, një orë e më parë shqiptarët do fillojnë t’i rikthehen normalitetit dhe rregullimit të jetës së tyre. Çdo opozitë në botë ka synim të vijë në pushtet, kurse për opozitën shqiptare kjo është jo vetëm domosdoshmëri por një kërkesë imediate.”

Sipas Palokës, Rama po bën çdo përpjekje për të deligjitimuar tryezën për reformën zgjedhore, mbase edhe për ta eleminuar.

Edi Paloka: ”Reforma zgjedhore është një nga kushtet që Bashkimi Europian dhe Bundestagu i ka vënë Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të realizuar më pas hapat drejt integrimit të Shqipërisë, siç është hapi i parë, hapja e negociatave. Siç jeni në dijeni, ka qenë këmbëngulja e PD dhe opozitës për ta nxjerrë Ramën jashtë nga parlamenti, nga ky parlament që tashmë nuk ka asnjë pikë ligjitimiteti, dhe përveçse po bëhet qesharak para syve të shqiptarëve, po e rëndon situatën. Pika e parë ishte që Rama doli jashtë parlamentit për tu ulur në tryezën e reformës për të plotësuar këtë kërkesë të Bashkimit Europian. Por duket dhe reagimet e tij, dhe qëndrimi i përfaqësuesve të tij në këtë tryezë, kanë treguar që ulja e tij në tryezë është e detyruar. Ai po bën çdo përpjeke jo vetëm për ta ilegjitimuar tryezën por mbase edhe për ta eleminuar. Ndërkohë që tryeza pretendohet se do vazhdohet me këto negociata, del Rama dhe thotë prerazi se kërkesat e opozitës nuk pranohen. Qartazi kjo është një tentativë për ta prishur tryezën ose për ta deligjitimuar. Rama u detyrua të zbythet nga qëndrimi i tij i mëparshëm, këtë e deklaroi përfaqësuesi i tij Gjiknuri, i cili tha që çdo gjë është për tu diskutuar, asgjë nuk është e prerë. Tryeza dhe reforma zgjedhore është vetëm një pikë që na çon drejt integrimit, është një kusht. 1 nga 15 kushtet tashmë të BE. E kemi filluar me 5, pas çdo viti na janë shtuar kushtet.”

Ai tha se nëse nuk ka vullnet politik, asnjë reformë zgjedhore ose kod zgjedhor nuk e zgjidh problemin.

Edi Paloka: ”Reforma zgjedhore është një kusht, një nevojë për të pasur dhe për të krijuar një ambjent më të sigurt për zgjedhjet paralamentare. Por absolutisht  nuk është ai kushti që përcakton nëse zgjedhjet janë apo jo të lira. Nëse nuk ka vullnet politik, konkretisht nga qeveria, nga Rama për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, asnjë reformë zgjedhore asnjë kod zgjedhor nuk e zgjidh problemin. Prandaj ne këmbëngulim te qeveria tranzitore e cila do të krijonte kushtet politike duke eleminuar vullnetet e palëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here