Me 10 % të votave guxojnë të vendosin prishjen e një memorie kulturore të kombit

0
253

Kush nuk e mban mend dhe bën sikur harron, ja vlen t’a rikujtojmë. Kjo shumicë mori drejtimin e bashkive të vendit me një palë zgjedhje farsë, antikushtetuese dhe pak më shumë se 10 % të votave të të gjithë shqiptarëve.

E kuptoni apo jo?

Këta jo vetëm që me godinën e Teatrit po veprojnë në kundërshtim me ligjin, por nuk përfaqësojnë as vullnetin e votuesve shqiptarë. Pasi nëse do flisnim për një shumicë legjitime me kryebashkiakë të votuar nga populli, sërisht çështja e Teatrit Kombëtar do haste debate sa i përket ligjshmërisë së vendimit, por më së paku do tetohej të luhej në publik si një vendim që vjen nga një qeveri dhe bashki e votuar nga qytetarët. Por të gjithë e dimë historinë e vjedhjes dhe tjetërsimit të votave në vitin 2017, me rastet flagrante të Dibrës e Shijakut, e ndërsa farsa e 30 qershorit nuk ka nevojë për koment.

Kryeministri dhe kryebashkiaku nuk ajnë në mënyrë legjitime në postet e tyre. I pari se tjetërsoi votat e shqiptarëve e ndërsa i dytis se u zgjodh në detyrë pa garë dhe me vetëm 10 % të votave të të gjithë qarkut të Tiranës. Sa mund të vlejë një vendim që merret me vetëm 10 %?!

Kryeministri dhe kryebahskiaku duhet ta ndalin sa më parë këtë hap antiligjor dhe tërësisht gllabërues ndaj memories historike kombëtare. Nëse nuk do ndalen në këtë rrugëtim marrëzie që kanë nisur, padyshim përgjigjja nuk do jetë më ajo e protestave të opozitës përgjatë 2019-ës. Këtë herë do flasë drejtpërsëdrejtë populli!

EDITORIAL/ standard.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here