Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo u bën apel shqiptarëve të mos e ulin aspak vigjilencën dhe shkallën e ndërgjegjësimit, pasi siç thotë ai rreziku është i pranishëm, dhe virusi ndodhet ende mes nesh.
Përmes një postimi në Fcebook, të bërë një ditë më parë, teksa përshkruan një ditë pune në Infektiv, kthyer prej muajsh tashme në spital të parë Covid, ai thekson të bëhet kujdes maksimal.
POSTIMI:
13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”,
ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….Janë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….
Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….
FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….
Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…..