“Pandemia ka krijuar diktatorë”, Fuga: Me zgjedhje të dyshimta, rrënohet autoriteti i Universitetit

0
110

Akademiku Artan Fuga në një intervistë për “ABC News” ka folur për vendimet dhe zgjedhjet në Universitete.

Fuga gjatë bisedës më gazetarin u shpreh së në këto kushte urdhëri i ministres nuk është në përputhje me ligjet.

Gjithashtu Fuga u shpreh se për universitarët ka një zgjidhje, përderisa zgjedhjet u anuluan sipas tij nuk ka pse të regjistrohen më kandidatë.

“Duhet respektuar norma juridike më e lartë. Nëse zgjedhjet do të bëheshin me 11 maj, dy tre ditët e para, pothuajse dita e fundit e punës del urdhëri i ministres. Pra e la situatën të tensionohej. Kur të jenë urdhërat të pastër, të hapen zgjedhjet dhe të fillojë një fushatë e rregullt. Me zgjedhje të dyshimta, rrënohet autoriteti”, u shpreh Fuga.

Më tej akademiku Fuga  i ndalur te situata e pandemisë tha se në momente krizash presioni është i dukshëm.

“Ka pasur edhe raste shumë më të rënda pandemish. Dhe po të shohim kurbën e zhvillimit nuk është ndikuar ecuria civilizuese apo modeli i civilizimit që ka njeriu. Duhet që të gjithë shtetarët të nxirrnin mësime për të mos u bërë diktator, por kjo nuk ka ndodhur, janë krijuar diktatorë”, u shpreh Fuga.

Masat sipas tij që u vendosën në Kodin Penal si të përhershme, kufizojnë lirinë: “Kodi Penal e bën njeriun e sëmurë me faj, ai dënohet nëse ia transmeton të tjerëve. Duhen masa mbrojtëse si Norvegjia, Suedia. Uroj që me kalimin e kohës politikanët të qartësohen që pas 20 vitesh të mos përdoren nga politikanë të tjerë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here