Reagojnë artistët nga Kosova: Thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj Teatrit Kombëtar të Shqipërisë…

0
135

Artistët nga Kosova kanë reaguar sot kundër projektit për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Sindikata e Teatrit Kombëtar të Kosovës deklaron se është e tronditur nga vendimi i qeverisë në Tiranë dhe Bashkisë së Tiranës për shembjen e këtij objekti historik dhe trajtimin denigrues ndaj artistëve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Shoqats Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës,

“Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është e tronditur më lajmin për tentim – invadimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, më qëllim të rrënimit të tij nga përsona të autorizuar prej Bashkisë së Tiranës dje pasdite me datë 13.05.2020.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës e konsideron të papranueshëm faktin që një grup njerëzish të veshur më pushtet politik, në mënyrë arbitrare të bartin pronësinë publike të një objekti historik nga një institucion në tjetrin më qëllim të rrënimit të tij, pa marrë në radhë të parë pelqimin nga artistët dhe qytetarët e vendit.

Fatkeqësisht, këto mësymje po ndodhin në një moment kur Qeveria, Bashkia e Tiranës dhe institucionet tjera të shtetit shqiptar, do të duhej të ishin të përqendruara më të gjitha kapacitetet, në luftën për ruajtën e jetërave të qytetarëve nga pandemia covid 19 dhe jo të provokojnë reagim gruporë qytetarë, në kundërshtim më rregullat për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundjeje.

Paradoksalisht këto orvatje pasohën edhe përkundër hyrjës së kësaj godine, në listën përfundimtare të objekteve të trashëgimisë evropiane më më prioritet për tu restauruar nga ana e organizatës Europa Nostra.

E ku Institucionet ekzekutive të shtetit, në vend që të reflektojnë dhe ti gëzohën këtij suksesi duke marrë përsiper pjesën e tyre të përgjegjësisë, vazhdojnë tentativat për rrënimin e këtij objekti.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke qenë saktësisht e pozicionuar në krah të ruajtjës së kësaj godine dhe në përkrahje të artistëve e qytetarëve që janë vënë në mbrojtje të saj, pret nga institucionet e shtetit shqipëtarë që ta ndalin luftën e pa kuptimt për rrënim, tashmë kur kjo godinë është fortifikuar edhe më mure të forta morale, të pa kapërcyeshme për analet e historisë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here