Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke bërë të ditur se ka pasur një rritje të numri të personave që kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën 262 persona të prekur me Covid-19, 67 më shumë se një ditë më parë, duke shkuar në total 31 368 total.
Gjithashtu ka pasur dhe një rritje të të infektuarve të rinjë 992, ndërkohë që një ditë më parë ishin 888 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Deri tani, në Itali janë prekur 223 096 persona me Covid-19.