Tiranë, kultivonin fara kånabisi në serë, katër të arrestuar…

0
135

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpall në kërkim dy të tjerë nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Uniformat blu njoftojnë se është bërë i mundur ndalimi i katër shtetasve mes tyre një grua dhe janë shpallur në kërkim N. M., 44 vjeç dhe F. M., 43 vjeçe.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë. Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal,”-sqaron Policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zall Bastari”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune investigative dhe hetimore, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Zall Bastari”, në kuadër të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë;
– Q. M., 68 vjeç, banues në Tiranë;
– B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

– L. M., 44 vjeçe, banuese në Tiranë;

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve N. M., 44 vjeç dhe F. M., 43 vjeçe.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.

Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here