Ironi therëse nga gruaja e Adi Krastës: Tre prioritetet e ‘nxënësit të Nolit dhe Konicës’ në zemër të pandemisë

0
175

Brikena Krasta, bashkëshortja e gazetarit të mirënjohur Adi Krasta, reagon lidhur me ngjarjet e fundit në vend duke lëshuar ironi therëse në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, në zemër të pandemisë, Rama, nxënësi i Nolit dhe Konicës, ka tre prioritete: shembja e Teatrit, legalizimi i kanabisit dhe amnistinë fiskale.

Postimi i plotë i Brikena Krastës: 

Ne prioritet imediat te kryeministrit qe eshte njeherazi dhe nxenesi i Nolit e i Konices nuk paskesh qene as pandemia, as dalja nga rrenimi ekonomik, as negociatat e as Evropa. Nxenesi i Nolit e i Konices, mu ne zemer te Pandemise ka shpallur tri prioritete:

1. Shembja e Teatrit

2. Legalizimi i canabis-it

3. Amnistia fiskale

That’s it! Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur.

Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë wall -et me broçkullat e zhvillimit. Per shembuj shembjesh të kultures e trashegimisë kthejuni videove te ISIS dhe shperndajini per propagande. Shame!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here