Vendimi për Teatrin, reagon Meta: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur…

0
136

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Duke komentuar emailet e njërit prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ku shkruhej se mbledhja ishte caktuar në datën 15 maj, Meta është shprehur se nuk mund ta besonte që të kishte ndodhur marrja e një vendimi të tillë nga Veliaj.

‘Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!’, shkruan Meta në Facebook.

Por për çfarë bën fjalë ky postim i presidentit Ilir Meta?

Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është miratuar në fshehtësi dhe jashtë agjendës së mbledhjes së Këshillit.

Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Bashkiak, ka bërë publike e-mailet zyrtare për organizimin e mbledhjes së Këshillit, ku kuptohet se mbledhja për të votuar për shembjen e TK-së duhet të zhvillohet më 15 maj, në orën 12:00.

Por mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak publikoi vendimin e miratuar nga këshilltarët, i cili i hap rrugë shembjes së Teatrit edhe pse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar as për mbledhje të Këshillit dhe për rrjedhojë për votim në datën 14.

Nuk dihet si është marrë vendim, pra në çfarë mënyrë është votuar dhe si është administruar vota dhe pse ky votim u bë 24 orë më herët se mbledhja e njoftuar e Këshillit.

Ky është një fakt që duhet hetuar administrativisht për të bërë transpatencë për një çështje me rëndësi dhe interes të madh publik.

Kronologjia e ngjarjeve sipas Topollajt.

-Mëngjesin e 13 majit, këshilltarët bashkiakë njoftohen me email për mbledhje të Këshilli Bashkiak online. Në rendin e mbledhjes nuk përfshihej diskutimi për Teatrin Kombëtar.

-Mëngjesin e 14 majit, këshilltarët lajmërohen me e-mail se në mbledhje do të votohej dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë temë nuk do të kishte diskutime, por këshilltarët duhet të shprehnin votën me email më 15 maj, në orën 12:00.

-Papritmas, dhe pa asnjë njoftim apraprak, mbrëmjen e 14 majit, në media u publikua vendimi i Këshillit Bashkiak, me të cilin miratohej shembja e teatrit, me 60 vota pro nga 62 anëtarë.

-Pas publikimit të vendimit, Bashkia lajmëroi këshilltarët për zhvillimin e një mbledhje të Këshillit ditën e hënë, më 18 maj, ora 11, ku do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here