Nga Andi Bejtja
Sapo, pashë një peticion të një pjesë të aktorëve, (qëndrimet e të cilëve në fakt kanë qënë të ditura botërisht) ku i kërkohet Presidentit, Opozitës që teatri ri të ndërtohet aty ku është i vjetri….
Ajo “Aty”, tingëllon aq fort, sidomos tani në këto momente, saqë ashtu si Pushteti, duket sikur më shumë dhe këtyre artistëve i intereson më shumë shembja, se rindërtimi….Nuk thonë të paktën, sa arriti të thotë mbrëmë dhe Karlo Bolino, se “mund të shikohej mundësia të ndërtohej dhe një vend tjetër”.
Nuk thanë të paktën aq sa tha Komisionerja e BE apo Ambasada Britanike që bënë thirrje për dialog…Por, ‘Aty” dhe vetëm “Aty” të shembet dhe pikë.
Në fakt, po ta shikojnë me vëmendje ketë peticion, do kuptojnë që në vetevete është një peticion unik: me shume peticion për “shembje”, se për “rindërtim”…
Në këtë kohe kur Shqipërisë i kanë rënë brekët ekonomikisht, nuk thonë as të rikonkunstruktohet, meqe Europa Nostra ka gjetur 80 përqind të lekëve, por jo “Aty” të shembet dhe pikë…
Këta mund të jenë aktorë të Republikës së Shqipërisë, po për të qenë qytetarë të saj këto momente…boh vështirë…
Nuk i paragjykoj, as për naive as për bashkëpunëtorë, servilë të pushtetit…madje do i lehtësoj duke treguar një ngjarje që më ka ndodhur te jem dëshmitarë dikur. Një djalë që kishte nënën sëmurë, me një sëmundje të veçantë dhe e shpëtonte vetëm një operacion prej 80 mije eurosh jashtë, pikërisht, në këto kohë shkoi pikërisht aty, mu aty në bankë dhe mori 80 mije euro kredi, për të blerë një “Benc Mercedez”….