Qytetarët e irrituar kërkojnë ndëshkimin e policisë që rrahën adoleshentin…

0
123

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme tek zona e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Në mediat sociale u shpërnda një video e filmuar nga qytetarët e rastit, ku shihet një grup policësh të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre duket ndërsa e godet disa herë me shpulla.

Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet. 15-vjeçari rrëfeu për Abc News si ndodhi ngjarja dhe dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë.

 

Ndërkohë, kjo ngjarje e paprecedentë ka irrituar qytetarët. Janë me qindra ata që kanë komentuar në faqen e Policisë së shtetit dhe kërkojnë ndëshkim për policët.

“Po për ata kafshët me uniformë policie që paguhen nga taksat e shqiptarëve pse nuk flisni? Si mund të dhunohet në mënyre të tillë një adoleshent? Ju jeni kriminelët e vërtetë. Po sikur prindi i fëmijës në zemërim e sipër të merrte veprime esktreme si do vente halli? Hijena qe pini gjakun tonë”, shkruan një qytetare, ndërsa komentet janë të shumta si vijon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here