Avokati Altin Goxhaj nga sheshi Skënderbej tha për fax Neës se sot duhej protestuar tek kryeministria e jo për të ruajtur gurët e Teatrit.
Ai tha se Teatri është shembur më 17 Maj të 2017 me marrëveshjen Rama-Basha ndërsa shtoi se sot është instaluar një jùntë ùshtarake dhe diktatùrë ku nuk vihet më në diskutim demokracia dhe Gjykata Kushtetuese.
“Kemi tre javë që kemi insistuar për t’ju hequr fríkën e njerëzve. Por ajo që ka ndodhur sot e ndryshon komplet panoramën e ngjarjeve. Nuk e besoja se do e bënin këtë që bënë sot, sepse diktaturat kanë nevojë për një maskë, por sot ajo e hoqi. Kjo tregon se është fashizëm i pastër, kemi të bëjmë me një jùntë ùshtarake. E them këtë sepse ministrin e kemi ùshtarak, të gjithë prefektët janë ùshtarakë.
Sot nuk kemi të bëjmë me pólicë por me forca të armátosura. Sot është hera e parë që dal pa maskë dhe s’kam ndërmend ta mbaj më. Sot është dita kur nuk flitet më për pándeminë. Përplásja e sotme dhe ngjeshja de përplásja tregoi se pándemia ka qenë një gënjéshtër e madhe, mjet máshtrimi për të vendosur dikt áturën. Ajo çfarë më shqetëson është páfytyrësia e zjaárrëfikësve opozitarë. Kur turma filloi të përplásej tek teatri, në vend që të shkonin tek kryeministria, doli Bojkeni i Sorosit për ti bërë thirrje turmës me megafon për të mos shkuar tek kryeministria.
Çfarë mund të bësh duke ruajtur gurët aty, sot duhej protestuar tek kryeministria kundër diktaturës. Nuk ka më diskutim Gjykatë Kushtetuese dhe demokracia por si erdhëm këtu. Shembja e Teatrit ka ndodhur me 17 maj me marrëveshjen Rama-Basha që mbajtën këtë të fundit në pushtet. Basha fiku zjárrin e protestës për të ruajtur gurët e Teatrit se çfarë do të bëjnë me gurët nuk e di”, tha Goxhaj.